Loading…
FBI frikë nga terroristët: Mund ta sulmojnë SHBA’në me dronë
  • 11/10/2018 | 17:50

...

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka thënë se është i bindur se grupet terroriste do t’i përdorin dronët për të kryer sulme ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Duke pasur parasysh disponueshmërinë e tyre të shitjes, mungesën verifikimit dhe lehtësinë e përgjithshme të përdorimit jashtë shtetit. Dronët do të përdoren për të kryer një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Wray në një shkresë të prezantuar para Komitetit për Siguri Kombëtare, shkruan Euronews.

Ai gjithashtu ka thënë se disponueshmëria e dronëve në zonat e konfliktit jashtë shtetit amerikan tregon se është vetëm çështje kohë para se një organizatë terroriste ose një kartel i drogës, t’i përdor ato për të kryer një sulm brenda Shteteve të Bashkuara.

Rreziku është rritur në vazhdën e përpjekjes për të vrarë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, me dronë të ngarkuar me eksploziv, gjatë verës së këtij viti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë