FC Prishtina, klubi me më shumë trofe në futbollin kosovar, që është i regjistruar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara, e ka mbajtur mbledhjen e kuvendit të mërkurën, me ç’rast e ka zgjedhur edhe udhëheqjen e klubit, shkruan gazetamtro.net.
Kryetari i klubit mbetet Remzi Ejupi. Nënkryetar i Bordit udhëheqës është rizgjedhur Ahmet Kurtolli, ndërsa nënkryetari tjetër është zgjedhur Ismet Begolli, pozitë të cilën deri tani e mbante Afrim Muqiqi.
“Përgjegjës për të gjitha aktivitetet sportive unanimisht është zgjedhur, Afrim Muqiqi”, shkruan në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe anëtarët e tjerë të Bordit udhëheqës, ku përveç kryetarit e dy nënkryetarëve bëjnë pjesë edhe Afrim Muqiqi, Rahman Haradini, Sinan Vllasaliu, Fikret Maqastena dhe Ragip Mustafa./gazetametro.net