Loading…
Fejohet prezantuesja e njohur shqiptare (Foto)
  • 18/06/2017 | 10:17

...

Prezantuesja e njohur shqiptare e emisionit ‘Jo vetëm modë’ i ka dhënë fund beqarisë.


Floriana Garo ka bërë publikë sot faktin se ajo është fejuar.

“Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur! :)”, shkruan Floriana Garo në faqen e saj në Facebook.

Moderatorja na i kurseu detajet për djaloshin që i ka fituar zemrën, me të cilin edhe ka projektuar të ardhmen.

Ai quhet Enis Daci dhe është avokat. I transferuar në Zvicër disa vite më parë, djaloshi ka përfunduar studimet në Gjenevë, qytet ku jeton dhe punon prej vitesh.

Enisi ka hapur atje një studio avokatie, e cila është ndër më të rëndësishmet në vend.

Enisi dhe Floriana janë takuar për herë të parë në Francë dhe pas pëlqimit të dyanshëm vendosën që të mbajnë edhe kontaktet në vazhdim.

Vetëm pas pak jave komunikimi, Floriana udhëtoi drejt Zvicrës, udhëtime që në vazhdim do të bëheshin edhe më të shpeshta, shkruan Tabloid.

Verën e kaluar çifti kaloi disa ditë romantike pushimesh në Bali, ndërsa tani janë në prag të martesës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë