Loading…
Fëmija 1 vjeç vdes nga i nxehti, nëna e harroi në veturë për 8 orë
  • 19/07/2018 | 09:54

...

Një djalë një vjeçar ka vdekur pasi ishte lënë brenda një veture për tetë orë e gjysmë dhe temperaturat kishin arritur vlera të larta, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Ngjarja ka ndodhur të premten në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur një nënë kishte shkuar në punë dhe e kishte lënë në veturën e parkuar fëmijën një vjeç.

Gjatë ditës kur fëmija ishte brenda veturës, moti ishte i nxehtë dhe temperatura arriti në 33 gradë Celsius, duke qenë fatale për fëmijën. Policia më vonë bëri të ditur që pas zhvillimit të hetimeve është ardhur në përfundim që nëna e ka harruar fëmijën në veturë dhe ka shkuar në punë, duke e gjetur vetëm pas përfundimit të orarit.

Mjekët arritën në vendin e ngjarjes pa pasur mundësi ta shpëtojnë fëmijën, ndërsa autoritetet më vonë lëshuan një paralajmërim ku u tërhiqej vërejtja prindërve që të mos lënë në vetura fëmijët apo kafshët, sidomos gjatë verës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë