Loading…
Fëmija që ja shpëton jetën gjelit, nuk e lë prindin që ta pres |VIDEO
  • 21/09/2018 | 16:37

...

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale, tregon një rast prekës, ku një fëmijë i shpëton jetën një gjeli.


Nga ajo që shihet në video, një burrë që me gjasë është prindi i fëmijës, ka në duar një gjel dhe një thikë, me të cilën donte që shpezën shtëpiake ta kthente në ushqim për familjen, përcjell gazetametro.net.

Por, për këtë shihet teksa kundërshtohet fuqishëm nga fëmija i tij shumë i vogël. Ai fillimisht qanë dhe i përgjërohet prindit që mos ta bëjë këtë.

Ndërsa më pas i merr thikën dhe tenton të ja largojë atë, që të ja mohojë therjen e gjelit.

Në fund prindi dorëzohet përballë insistimit të fëmijës së tij, dhe ai e kap gjelin për ta lënë më pas të lirë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë