Loading…
Fëmijët e lindur nga nënat mbi 40-vjeçare dallojnë prej fëmijëvë tjerë
  • 18/06/2017 | 15:20

...

Studimi i ri zbulon se, fëmijët e lindur nga nënat që kanë qenë në 30 vjeç, kanë mundësi të jenë më të mirët në klasë. Por, e njëjta nuk ndodhë edhe me ata fëmijë, që kanë lindur kur nënat e tyre ishin në të 40-tat.


Ata janë më pak të zgjuar dhe trupi i tyre është i prirë për mbipeshë. Këtë përfundim e kanë sjellë zyrtarë nga Shkolla Ekonomike e Londrës, në bazë të një hulumtimi me 18,000 fëmijë.

Studiuesit kanë shikuar të dhënat e fëmijëve, duke marrë parasysh, moshën e nënës së tyre, se kur ajo ka lindur, shkruan Telegrafi. Femrat që lindin në të 30-at, janë më të freskëta dhe të relaksuara, ndërsa të ardhurat dhe shkollimi saj nuk mungojnë.

Sipas studimit, gratë që kanë lindur fëmijë, pas viteve të 40-ta, del të jenë më të lodhura, derisa kujdesi tyre mbi fëmijën, lë për të dëshiruar. /b.l/noa.al/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë