Loading…
Fëmijët vrasin nënën e tyre: Na ka urdhëruar djalli
  • 19/07/2018 | 15:33

...

Dy vajza dhe vëllau i tyre në Peru kanë vrarë nënën duke ia nxjerrë sytë jasht dhe duke ia prerë zorrët në një ritual për të ‘thirrur djallin’, tregon policia.


Trupi i 75 vjeçares Teodora Quispe Ccayllahua u gjet nga policia brenda shtëpisë së saj në Andabamba, në Perunë Veriore, transmeton gazetametro.net.

Tre fëmijët e saj, Aurelia Quispe 38 vjeç, Persy Quispe 41, dhe Marcelina Suane, 46 janë arrestuar më vonë nga Policia Kombëtare atje dhe raprtohet se këta të tre e kanë rrëfyer vrasjen.

Sipas policisë ata e kanë bërë planin dhe e kanë vrarë nënën e tyre të shtunen në mbrëmjë, në një ritual grotesk shërimi, ku një i afërm duhet të sakrifikohet te djalli.

Polici Julio Torreblanca ka thënë për Peru 21 TV se njëra nga motrat i ka nxjerrë jasht sytë nënës së saj gjatë ritualit dhe më pas i ka prerë disa organe të brendshme me një thikë, përfshirë edhe zorrët e saj.

Më pas ata i kanë hedhur organet e saj në një pellg të afërt dhe janë larë në gjakun e nënës së tyre, në mënyrë që të ‘ftojnë djallin’, tregon polici.

“Mjeshtri i errësirës më ka urdhëruar, mbreti i djajve është gati tek ne, ne jemi më shumë dhe çdo ditë po rritemi”, ka thënë pasi është arrestuar njëra nga vajzat, Aurelia.

Më vonë i ka treguar policisë se ishte ajo e cila i bindi motren dhe vëllaun e saj t’a sakrifikojnë nën e tyre dhe t’ia ofrojnë djallit. Ajo u ka thënë atyre se ka pasur një ëndërr në të cilën i kanë treguar se ajo është e zgjedhura dhe më pas një bretkocë e vogël është paraqitur tek dera e saj.

Policia e ka marrë trupin dhe organet e gruas për të bërë autopsinë, ndërsa fëmijët e saj mund të dënohen me burg të përjetshëm.

Autoritetet lokale kanë treguar se në këtë zonë të Perus shumë shpesh bëhen rituale të tilla që premtojnë shërim, sukses apo edhe ndihmë financiare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë