Loading…
Ferguson ishte arritur marrëveshje me rivalin e Manchester United
  • 11/10/2017 | 21:56

...

Alex Ferguson ishte shumë pranë kalimit te një klub tjetër anglez, para se të nënshkruante me Manchester Unitedin.


Osh presidenti i Tottenham Hotspurs, Irving Scholar, në vitin 1984 kishte arritur marrëveshje verbale ,e skocezin, por ky pastaj i kishte rënë pishman dhe kishte qëndruar edhe dy vjet te ekipi i atëhershëm Aberdeen.

Më pas në vitin 1986 Feruson kishte kaluar te Manchester United ku u bë menaxheri më i suksesshëm në historinë e Premier League.

“E vërteta është se unë kisha bisedime me Alex Ferguson për një marrëveshje. Ishin bisedime të gjata dhe në detaje”, ka thënë Scholar.

“I thash që gjëja më e rëndësishme ishte se në momentin që arrihet marrëveshja dhe shtrëngojmë duart, nuk ka kthim prapa”.

Pasi ishin pajtuar për të gjitha detajet dhe ishin takuar në Paris.

“I thash: A je gati. Më tha: Po jam gati. Aty ndodhi edhe ai momenti i shtrëngimit të duarve. Sic e dini, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Dhe kurrë nuk më ka treguar përse. Tashmë nuk ka rëndësi”, ka thënë Scholar. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë