Loading…
Ferrari paralajmëron modelin e ri misterioz
  • 09/08/2018 | 22:37

...

Ferrai italian ka paralajmëruar modelin e ri me siluetë të paqartë me “kalin në kërcim” për 17 shtator.

Mirëpo, kjo ngjarje është rezervuar vetëm për pronarët e Ferrarit, kështu që premiera e modelit të paralajmëruar fiton dozë edhe më të madhe misterioziteti, transmenton gazetametro.net.

Emri i koduar i modelit është F176, ndërsa nga ajo që është pfruar mund të spekulohet se çfarë kanë menduar në Maranello.

Paramendohet një automobil me xham të përparmë shumë të gjerë, si të modelit Challenge Stradalle, ndërsa burimet e pakonfirmuara thonë se do të jetë i bazuar në 812 Superfastin, kështu që emrin zyrtar duhet ta ketë 812 Monza.

Sa i përket Superfastit, atë e vë në lëvizje motori 6,5-litrash V12 atmosferik me 788 KF dhe 718 Nm të momentit të rrotullimit.

Verzioni standard i modelit, i cili e ka trashëguar F12 Berlinetta-n përshpejtohet nga 0-100 km/h për 2,9 sekunda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 340 km/h.

Modeli i ri do të pasojë J50-ën tërheqës, i cili është preantuar në fund të vitit 2017, si verzion special për nder të 50-vjetorit të Ferrarit në Japoni.

Mirëpo, është prodhuar në gjithsej dhjetë ekzemplarë, ndërsa nuk pritet që as modeli i rij 812 Monza apo si do të quhet të fitojë më shumë hapësirë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë