Loading…
Ferronikeli po shitet, punëtorët nuk kanë ide për këtë
  • 23/07/2018 | 08:54

...

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit” Fehmi Nika ka thënë se punëtorët nuk kanë asnjë informacion për shitjen e “Ferronikelit”, ndërsa ka sqaruar se menaxhmenti aktual ua ka borxh punëtorëve edhe nga një pagë e gjysmë.


Në anën tjetër, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka njoftuar se është marrë vendimi që kompanisë “NKL Limitet” me bazë në Londër t’i lejohet përqendrimi përmes përfitimit 100 për qind të kontrollit në “Ferronikel” pas blerjes së aksioneve

Informacionet se njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane, ka blerë “Ferronikelin” nuk i kanë shqetësuar dhe as nuk i kanë gëzuar punëtorët e “Ferronikelit”, të cilët vetë kanë ndërprerë prodhimin para gati tre muajve për shkak se menaxhmenti nuk i kishte kryer obligimet ndaj tyre.

Ndonëse menaxhmenti i “Ferronikelit” në maj kishte dalë me një komunikatë se prodhimi në “Ferronikel” do të kthehet në fund të qershorit, gjasat janë shumë të vogla që prodhimi të rifillojë në një të ardhme të afërt, përveç nëse pronarët e rinj, kompania “NKL Limitet”, e cila edhe zyrtarisht pohohet se ka blerë ndërmarrjen, do ta rifillojë prodhimin.

Edhe punëtorët shprehen të indinjuar me situatën që është krijuar në gjigantin e dytë më të madh në Kosovë pas “Trepçës”, pasi menaxhmenti ua ka borxh punëtorëve edhe nga një pagë e gjysmë.

Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, i ka thënë “Zërit” të dielën se tani për tani ka vetëm fjalë dhe se zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim se “Ferronikeli” është shitur.

“Nuk ka asgjë zyrtare, natyrisht ka shumë fjalë që po qarkullojnë, por punëtorët nuk dinë asgjë. Gjithashtu as menaxhmenti nuk ka dhënë asnjë njoftim, përveç një deklarate sipas së cilës prodhimi në ‘Ferronikel’ do të rifillojë në fund të qershorit. Ne jemi duke pritur, pagat për një muaj e gjysmë nuk i kemi marrë. Kjo është gjendja aktualisht”, ka thënë Nika të dielën.

Ndryshe, javën e kaluar Metro raportoi se Ferronikelin po e blen biznesmeni më i madh shqiptar, Saimir Mane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë