Loading…
Festë në familjen Haradinaj: Anita feston ditëlindjen, kështu e uron Ramushi
  • 12/10/2017 | 13:45

...

Pas shumë sfidash që ata patën, tani më në fund kanë arsye të madhe për festë në familje.


Moderatorja kosovare Anita Haradinaj, ka festuar mbrëmë 37 vjetorin e lindjes në mes miqsh e familjarësh, e sigurisht pranë saj ishte kryeministri Ramush Haradinaj.

Dyshja që janë martuar para 13 vitesh, kanë tre fëmijë së bashku, ndërsa gjatë tërë kësaj kohe martesë, ata kanë pasur plot sfida përballë, marrë parasysh gjykimet e Haradinajt e arrestimet e tij në Francë e Slloveni.

Por mbrëmja e kaluar ka qenë magjike për çiftin. Në një ambient të dekoruar bukur, Anita ka festuar ditëlindjen e ajo që theksohet është buqeta e trëndalave të kuq që kryeministri ka përgatitur për të, shkruan Prive.

Sigurisht që një urim romantik dhe një puthje pasionante nga kryeministri nuk kanë munguar!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë