Loading…
Festivali i Filmit në Kanë merr disa vendime të papritura
  • 26/04/2018 | 19:44

...

Në evente të tilla, më shumë se çmimet pritet me kureshtje edhe parakalimi i yjeve në tapetin e kuq. Çdo detaj në paraqitjen e tyre kthehet në lajm, por këtë herë gjërat do të jenë ndryshe.


Festivali i Filmit në Kanë ka merr vendimin e papritur. Duke qenë se eventi i radhës do të mbahet në Kanë në 19 maj 2018, slogani i këtij edicioni do të jetë: “Në Kanë vihet për të parë, jo për të të parë”.

Kështu deklaroi një prej drejtuesve të Festivalit të Filmit, Thierry Fremaux, gjatë konferencës për shtyp, ndërsa citoi se “selfie” nuk do të lejohen të shkrepen në asnjë moment të këtij festivali.

Gjithashtu, Pierre Lescure deklaroi: “Selfie-t? 9 në 10 prej tyre janë të shëmtuara. Nuk do të lejohen, sepse zbehin rëndësinë e tapetit të kuq”.

Festivali i Filmit në Kanë, në këtë edicion nuk do të lejojë as “selfie” dhe as filmat e “Netflix”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë