Loading…
Festivali i kafes dhe çajit i jep ngjyrë sheshit të Prishtinës |FOTO
  • Nga

  • LEONITA DEMAKU

  • 03/10/2018 | 20:45

...

Ka filluar edicioni i katërt i festivalit të kafes dhe çajit në sheshin e Prishtinës, i cili ka mbledhur shumë qytetarë, shkruan gazetametro.net.


Dyert e festivalit do të jenë të hapura në datat 3,4 dhe 5 tetor,  që nga ora 10:00 deri në 23:00.

Gjatë gjithë ditës do të ketë muzikë live dhe DJ të njohur, do të shërbehet kafe, çaj dhe do të mund të shoqëroheni nga maskotat e ndryshme.

Në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare në Facebook e këtij festivali, thuhet se rreth 30.000 njerëz pritet ta vizitojnë edicionin e katërt.

Kafeja dhe çaji janë tani më përditshmëri e secilit prej nesh, ndërsa në këtë festival do të kemi mundësinë t’i provojmë disa lloje të tyre.

Expresso, kafet turke, çaj rusi, ëmbëlsira të ndryshma, qokollada të ftohta dhe  të nxehta, do të jenë disa nga shërbimet që do të mund t’i provoni në këtë festival.

Ky event i ka dhënë ngjyra të bukura sheshit të Prishtinës në stinën e vjeshtës dhe gjatë ditës së parë shume persona e kanë vizituar atë, ndër ta edhe nga fusha e politikës.

Pjesëmarrëse do të jenë shumë brende të njohura të kafesë dhe çajit, vendore e ndërkombëtare.

Ndryshe, festivali ka për qëllim të promovojë dhe të njoftojë publikun për risitë dhe zhvillimet e tregut nga shtëpitë më të mëdha të kafes dhe çajit./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë