Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është duke themeluar një festival në Prishtinë, i cili pritet të jetë tradicional.
Festivali SunnyHill, ka bërë bujë në median botërore, ende pa filluar edicioni i parë i tij, shkruan gazetametro.net.
Ky festival i cili do të jetë treditor, dhe do të mbahet më datat 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë, do nxjerrë në skenë emra të mëdhenj të muzikës botërore, duke përfshirë shqiptarët Dua Lipa dhe Action Bronson.
Gazeta ‘Metro’ e Anglisë ka shkruar se festivali SunnyHill është vendosur të zhvillohet në gusht në qytetin e lindjes së Dua Lipës në Prishtinë, dhe natyrisht këngëtarja është ftuar që të performojë.
22-vjeçarja shkroi me mburrje në Twitter për këtë festival, duke thënë se është krenare me babain e saj.
“Jam krenare me babain tim Dukagjin Lipa i cili kishte një ide dhe një ëndërr dhe po bën pikërisht atë që ai tha se do. Ai kishte një ide për të krijuar një festival në Prishtinë, me performues ndërkombëtar dhe vendor, që ta vendos Kosovën në hartën kulturore”, ka shkruar ndër të tjera Dua Lipa, duke ndihmuar që ky festival të marr së më shumë famë, jo vetëm në Kosovë e rajon, por në gjithë botën. /gazetametro.net