Loading…
FFK cakton datën për zhvillimin e ndeshjes së shtyrë mes Prishtinës dhe Gjilanit
  • 13/09/2018 | 22:23

...

Ndeshja e javës së parë mes Prishtinës dhe Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll ishte shtyrë.

Kjo ndodhi për shkak të pritjes së licensimit të UEFA-s pas Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.

Dhe tani përmes një konfirmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës, është bërë e ditur data e zhvillimit të kësaj ndeshje.

”Ndeshja e mbetur e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, do të zhvillohet të mërkurën më 19 shtator, në orën 19:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pëndryshe, tani Prishtina dhe Gjilani kanë zhvilluar nga tri ndeshje, ku prishtinasit kanë dy fitore dhe një barazim, njejtë sikur gjilanasit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë