Loading…
FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve, ku gjenden Kosova e Shqipëria (Foto)
  • 14/09/2017 | 13:37

...

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve, pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror Rusia 2018, që u zhvilluan javën e kaluar.


Shqipëria është në vendin e 66, pasi ka pësuar rënie prej tri vendesh. Para Shqipërisë gjenden kombëtare si Guinea e Xhamaika.

Edhe Kosova ka shënuar rënie në renditje për katër vende, duke rënë në vendin e 184-të. Më mirë se Kosova qëndrojnë Bermuda, Macau e Fiji.

Italia ka pësuar rënie në renditje për 5 vende, duke u renditur më keq se Peruja dhe Uellsi, pas humbjes 3-0 kundër Spanjës dhe fitores 1-0 ndaj Izraelit.

Vendi i 17 për Italinë është më i dobëti që prej vitit 2015. Tash, Italia është më keq e renditur edhe se Uruguaji, Anglia dhe Meksika.

Ndërkohë, për vendin e parë Gjermania ka kaluar Brazilin, kurse Portugalia është e treta para Argjentinës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë