Loading…
Figurën që e shihni të parën zbulon frikën tuaj të thellë (Foto)
  • 28/08/2017 | 19:02

...

Frika, dhimbja, qëllimet dhe të gjitha elementet e tjera të personalitetit tuaj nganjëherë tek ju krijojnë reaksione impulsive për të cilat edhe vetë çuditeni.


Ky test dallon prej testeve tjera, atë që e vëren të parën, tregon shumë për frikën tuaj dhe vetitë tjera që mban personaliteti dhe karakteri juaj.

Shikojeni fotografinë:

 Vajza

Kjo tregon se  emocionet e juaj të shtypura vijnë nga fëmijëria juaj. Kjo mund të jetë ndonjë traumë nga fëmijëria e hershme, por ndodh që edhe kur keni qeni në barkun e nënës, gjatë lindjes apo edhe në fillimet e jetës tuaj. Kryesisht nëse fëmija ka vuajtur nga ndarja me nënën.

Në  rast që fëmija ka kaluar shumë kohë në spital larg nënës ose nëse nga nëna ka marrë pak,ose aspak dashuri kur ka qenë i vogël, është e mundur që kjo të jetë shkaku që ndikon në rritjen e frikës tek ju, e sidomos frikën për të marrë vendime.

Flutura

Flutura, sidomos ajo me lara është shenjë e shpresës së mirë, një ngjarje të re në jetë, një fazë e re e lumtur dhe e begatë e jetës.

Kuptimi i këtij simboli vjen nga ana shpirtërore,   që të çon në botën e të vdekurve dhe përshkruan rolin e transferimit të shpirtit në jetën e përtejme. Nëse e keni parë fluturën të parën, kjo do të thotë se ju keni nevojë të gjeni rrugët drejt shpirtit tuaj ose drejt shpirtit të njerëzve që i keni humbur në jetë dhe që kanë pasur vlerë për ju, transmeton gazetametro.net

Flutura gjithashtu paraqet humbjen e besimit ose frikën e madhe dhe të pa zbuluar për vdekjen.

Dredhëza

Dredhëza simbolizon zemrën dhe dashurinë. Sipas një legjende, Venera nuk ka mundur të ndalet së qari pas vdekjes së Adonisit, kështu që në secilin lot që i ka pikur, ka dalë nga një dredhëz. Ajo gjithashtu simbolizon frikën që lidhja juaj të mos shkoj keq, ose që do të dashuroheni me një njeri që nuk është për ju dhe që nuk i përshtatet dashurisë tuaj.

Njerëzit që kanë këso lloj frikash shpesh janë në marrëdhënie që nuk besojnë që kanë të ardhme, ose fillojnë një lidhje të vetëdijshëm që do të ju zgjatë shkurt.

Dy drunjtë


Druri është simbol i rrënjëve tua, ndërsa dy drunj paraqesin një mur brenda jush të cilin nuk keni mundur me vite ta thyeni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë