Loading…
Fileto pule me salcë limoni për një pjatë perfekte
  • 18/06/2017 | 14:09

...

Një version shumë i mirë i përgatitjes së filetove të pulës me salcë limoni. Mund t’i shërbeni me një pjatë oriz, pure patate ose sallatë jeshile.

Përbërësit:
1.3 kg fileto pule
1 lugë gjelle salcë soje
2 vezë
5 lugë gjelle miell misri
½ lugë çaji pluhur pjekës
5 lugë gjelle sheqer
250 ml lëng pule
1 limon
Vaj luledielli
Kripë

Përgatitja:
Në një tas të madh kombinoni filetot e pulës me salcën e sojës dhe ½ lugë çaji kripë. Miksojini mirë, mbulojini dhe vendosini në frigorifer të marinohen për 15-20 minuta.
Në një tas të vogël trazoni sëbashku vezët, 4 lugë gjelle miell misri dhe pluhurin pjekës.
Nxehni rreth 250 ml vaj në një tigan të madh. Kaloni filetot e pulës në përzierjen me miell misri dhe renditini në tigan. Skuqini derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.
Në një tas mesatar kombinoni sheqerin, 1 lugë gjelle miell misri, lëngun e mishit, lëngun e limonit dhe 1 lugë çaji kripë.
Miksojini me fetat e limonit. Nxehni 2 lugë gjelle vaj në një tigan dhe hidhni në të përzierjen me limon. Gatuajini derisa të bëhet një masë e trashë.
Hidheni salcën e përgatitur mbi fileto dhe shërbejini menjëherë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë