Loading…
Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër ‘Klithmë’
  • 11/10/2017 | 16:38

...

Kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër ‘Klithmë’ të regjisorit Korab Lecaj, film ky që pritet të jetë gati në fillim të vitit 2018.


‘Klithmë’ me skenar nga Korab Lecaj dhe Hazir Haziri flet për Dinin, një burrë 35 vjeç, i martuar me Shpresën prej pesë vitesh.


Raporti ndërmjet këtij çifti, në shikim të parë duket i shëndosh, por në fakt, “çarja” e lidhjes ndërmjet tyre fillon të vërehet me ndryshimin e sjelljeve të Dinit. Me ardhjen e Danit zbulohet se çfarë i ka ndodhur Dinit gjatë luftës në Kosovë.

Aktorët që luajnë në këtë film janë: Hazir Haziri, Ariola Demiri, Arbnesha Nixha, Alban Zogaj etj.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Land Media’ me producent Besar Zahiti, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë