Loading…
Fillon Festivali i 74 i filmit në Venedik
  • 31/08/2017 | 12:23

...

Festivali i filmit është hapur me shfaqjen e filmit “Downsizing”  (Zvogëlimi) i Alexander Payne me Matt Damon në rolin kryesor.


Fjala është për dramën fantastikoshkencore, e cila u përshëndet si një freskim, shkruan AFP, transmeton gazetametro.net.

Gazeta Hollywood Reporter e ka përshkruar këtë realizim si “goditje e plotë kreative”, derisa Variey ka shkruar se fjala është për një tregim ngacmues dhe argëtues.

Në edicionin e 74 të Festivalit të filmin në Venedik për shpërblimin kryesor “Luanin e Artë” po garojnë 21 filma.

Luani i Artë” do të ndahet në ceremoninë e organizuar më 9 shtator, transmeton AFP.

Gjithsej do të shfaqen 71 realizime, nga “blockbuster’ët” holivudian deri te dokumentarët, siç është vepra e artistit kinez Aij Weiweij mbi krizën globale të refugjatëve.

Në mes të yjeve të cilët do të paraqiten në tepihun e kuq, sivjet do të jenë edhe George Clooney, Julianne Moore, Javier Bardem, Penelope Cruz dhe Robert Redford. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë