Loading…
Fillon ndërtimi i raketës për në planetin Mars, pritet të dërgohen njerëz në vitin 2023
  • 04/11/2018 | 21:10

...

Kompania e raketave të Elon Musk, e njohur si SpaceX, kësaj radhe po punon rreth diçkaje vërtet të madhe.


Kjo kompani ka filluar ndërtimin e një rakete e cila për destinacion ka planetin e Marsit, transmeton gazetametro.net.

Big Falcon Rocket (BFR), është një sistem i ndërtuar për të bartur deri në 100 njerëz dhe 150 ton ushqime, për në sipërfaqen e Marsit.

Qëllimi kryesor i këtij projekti dihet, pra është kolonizimi i ‘planetit të kuq’ me racën njërzore.

Musk ka zbuluar BFR, gjatë muajit shtator. Misioni i parë  kësaj rakete parashikohet të ndodhë në vitin 2023.

Derisa, pyetur për çmimin e ndërtimit të këtij projekti, Musk ka dhënë një vlerë prej 2 deri në 10 miliardë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë