Dokumentari që e paraqiste yllin Michael Jackson si abuzues seksual i fëmijëve, do të shfaqet së shpejti, transmeton Gazeta Metro.
Dokumentari fillimisht do të shfaqet në Festivalin e Filmit Sundance gjatë këtij muaji, ndërsa ky film përfshin intervistat e dy viktimave të dyshuara të këngëtarit të ndjerë.
“Ky është një tjetër film i tmerrshëm që po përpiqet të shfrytëzojë në mënyrë patetike kundër Michael Jacksonit”, shkruan në njoftimin e përfaqësuesve.
Viktimat që do të paraqiten në këtë film, kanë thënë se aso kohe kanë qenë shtatë dhe dhjetë vjeçë kur këngëtari I kishte abuzuar seksualisht, përkundër faktit që Jackson u shpall i pafajshëm.
Ky dokumentar i shumë pritur, do të shfaqet në Sundance, Utah më 25dhe 26 janarë, ndërsa premiera televizive pritet që të bëhet në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill./gazetametro.net