Loading…
Filmi “Home” edhe në një hap tjetër suksesi
  • 14/06/2017 | 17:02

...

Filmi i metrazhit të shkurtër “Home” edhe në edicionin e 40-të Kortfilmfestivalen në Norvegji


Filmi artistik i metrazhit të shkurtë “Home”, me regji të Daniel Mulloy, film ky kosovaro-britanik, së fundi do të shfaqet edhe në edicionin e 40-të Kortfilmfestivalen në Norvegji, që është festival i filmit të metrazhit të shkurtë. “KortFilmFestival” është hapur sot dhe do të zgjasë katër ditë.

Ky film i cili është xhiruar në Kosovë, është edhe fitues i filmit më të mirë në BAFTA. Filmi është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Ky film pjesën me të madhe të xhirimeve e ka pasur në Kosovë, më përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. “Home”, i cili shtjellon vuajtjet e refugjatëve është realizuar në bashkëpunim mes DokuFest, Blacksheep dhe Somesuch, me mbështetjen financiare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, USAID dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë