Loading…
Filmi ‘I vetëm në shtëpi’ këtë fundvit vjen më ndryshe |FOTO
  • 26/07/2018 | 13:57

...

Filmi ‘I vetëm në shtëpi’ është ai që bashkon çdo familje për Krishtlindje. Ky film i zhanrit dramë-komedi është një ndër më të shikuarit që nga viti 1990.


Këtë vit ky film do të rikrijohet, mirëpo këtë herë më ndryshe, transmeton gazetametro.net

Rolin kryesor në këtë film do të ketë aktori i Hollywoodit, Ryan Reynolds. Edhe titulli i filmit do të jetë më ndryshe, ‘Stoned Alone’.

Sipas Deadline, filmi ka të bëjë me një 20 vjeçar i cili humb fluturimin për një udhëtim në male me familjen e tij. Gjatë ditëve që ai i kalon i vetëm në shtëpi, shumicën e kohës është i droguar.

Mirëpo më e keqja ndodhë kur atij fillojnë t’i shfaqen imazhe të njerëzve duke i thyer shtëpinë.

Reynolds është producenti kryesor i këtij filmi dhe kompania që do ta bëjë është Maximum Effort.

Filmi origjinal Home Alone ka dalë për herë  të parë në vitin 1990 dhe që atëherë shikohet për çdo vit në kohë të festave të fundvitit. Aktori kryesor, atë kohë ishte 10 vjeçari, Macaulay Culkin.

Kujtojmë se ky film prej kohës kur është lansuar e deri tani ka fituar 476 milion dollarë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë