Loading…
Filmi “The Albanian Recruit” premierë në ‘Tirana Film Festival’
  • Nga

  • DORUNTINË RAMADANI

  • 19/10/2017 | 16:12

...

Regjisori kosovar Sunaj Raça vjen me një film të metrazhit të gjatë lidhur me temën më aktuale dhe më të ndjeshme, me rekrutimin e të rinjëve në grupe kriminale. 


Film “The Albanian Recruit” i regjisorit Sunaj Raça ështe selektuar në festivalin “Tirana Film Festival” i cili është pjesë e seleksionimit  “Made in Albania”.

Filmi “The Albanian Recruit” flet për dukuritë negative në shoqërin tonë, krimin e organizuar. Filmi ka për subjekt të rinjt e rekrutuar në grupe kriminale, të cilët  shërbejnë për të kryer krime  nga më të ndryshmet, shkruan Gazeta Metro

Në film do të luaj vetë regisori dhe skenaristi në fjalë, gjithashtu aktor shumë i njohur Sunaj Raca, pastaj  Bekim Mulaj, Edon Mulaj, Alban Qela, Don Raca, Safete Rogova, Marko Caka, Veton Osmani etj.

Ambiciet për këtë film janë shumë të mëdha, kur pritet të marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare, dhe të shfaqet në shumë shtete.

“Ekipi i filmit ka ambicie shumë të mëdha për filmin dhe është duke u planifikuar që të distribuohet edhe jashtë vendit. Janë kontaktuar disa kompani distributive të cilat kanë shprehur interesim për filmin”, ka thënë regjisori Raça muaj më parë për Gazetën Metro

Filmi në muajin mars pritet të shfaqet premierë në Kaliforni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë