Loading…
Fitimet pengesë për duelin e kampionëve: Promotori i Parker e ‘godet’ Joshuan
  • 14/11/2017 | 22:24

...

Pozita e favorshme e Anthony Joshua, ka bërë që anglezi të kërkojë pjesën më të madhe të fitimeve nga duelet e ardhshme.


Por, kampioni i versionit WBC, Deontay Wilder, refuzoi marrëveshjen  për një duel me Joshuan duke kërkuar që fitimet nga ky duel të ndaheshin 50:50 ndërmjet dy boksierëve.

Mirëpo, promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka kërkuar që anglezi të përfitojë së paku 60 përqind të të hyrave.

Hearn ka konfirmuar se vitin e ardhshëm Joshua synon të marrë rripin e kampionit në 4 versionet më të rëndësishme të boksit, derisa aktualisht i ka në zotërim dy (IBF dhe WBA)

Kampion në versionin WBO është amerikani tjetër, Joseph Parker, me të cilin Joshua poashtu ka bërë të ditur se planifikon të përballet.

Por promotori i Parker, thotë se dueli do të ndodh vetëm nëse Parker merr së paku 40 përqind të fitimeve financiare.

“Ata duhet të na paguajnë 40 përqind dhe asnjë cent më pak, ose le tëpërballen me Wilder, i cili me gjasë do të fitojë, dhe pastaj ne do të luftojmë me Wilder duke ndarë fitimet 50:5)”, ka deklaruar David Giggins.

Anthony Joshua deklaroi ditë më parë se dëshiron të përballet me njërin prej kampionëve të dy versioneve tjerë, në atë që quhet duel i unifikimit (të titujve).

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që më 2018 të përballet me dikë tjetër nëse nuk arrihet marrëveshja financiare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë