Loading…
Fiton 10 mijë dollarë në muaj me patate, shikoni si vepron (Foto)
  • 13/06/2017 | 19:09

...

Nëse nuk keni ide se çfarë të bleni si dhuratë për ditëlindje dikujt, mendojeni si mundësi që ta blini një patate!


Për këtë është përkujdesur Alex Craig, një student amerikan i Universitetit të Texasit Verior, i cili e ka lansuar një faqe në internet të quajtur Parcela e Patateve, transmeton Gazeta Metro.

Krejt çfarë ky shërbim ofron është dërgimi i patateve si dhuratë për miqtë apo ‘armiqtë’ tuaj, me emër ose anonimisht.

 

Edhe nëse koncepti ju duket i çuditshëm, fitimet flasin ndryshe. 24 vjeçi Alex Craig ka regjistruar shitje prej 10 mijë dollarësh në muaj që prej se e filloi këtë biznes më 2010, duke shitur rreth 3 mijë copë patatesh me mesazhe të shkruara brenda 3 muajsh.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë shprehur të ngazëllyer me këto dhurata në formë patatesh, të cilat i kanë publikuar në internet dhe kanë bërë shaka me to. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë