Loading…
Fjala “Sarrismo” futet në enciklopedinë italiane
  • 13/09/2018 | 19:51

...

Stili i futbollit te menaxherit të Chelseat, Maurizio Sarri, që ka pasur nofkën Sarrismo, është futur si fjalë në enciklopedinë Treccani në Itali.


Termi Sarrismo ishte futur në fjalor për shkak se është përdorur në mënyrë rekord në botë. Ai gjendet në sektorin e “neologjizmave”.

Ndjekësit e Sarrit kishin zhvilluar këtë term gjatë kohës kur ai ishte trajner i Napolit dhe është adaptuar edhe nga mediat angleze pasi që ai kaloi në Chelsea.

Disa nga karakteristikat e Sarrit janë presingu, mbrojtëse anësor sulmues, posedimi dhe lojë me prekje të parë dhe numër të madh pasimesh.

Gazeta franceze L’Equipe i është referuar këtij stili edhe si ‘tika-taka vertikale’ si një evolucion i stilit të Pep Guardiolas që e përdori për herë të parë në Spanjë, duke e bërë atë më pro-aktiv dhe më sulmues.

Shtypi anglez po ashtu janë përpjekur që ti japin epitetin e Sarriball, por në Itali termi Sarrismo tashmë është në fjalorin enciklopedik.

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë