Loading…
Fjalët emocionuese të Obamas për vajzat e tij pasi Trump u zgjodh president
  • 17/07/2018 | 13:44

...

Si miliona amerikanw, edhe Obama e kishte të vështirë të gjente fjalë për t’ua shpjeguar vajzave të tij atë që ndodhi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.


Obama e kishte përkrahur fuqishëm kandidaten nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, gjatë garë presidenciale dhe ai vazhdimisht e paraqiste Trumpin si ekstremist dhe ksenofob. Shumë nga trashëgimia e tij varej nga fitorja e Clinton, transmeton gazetametro.net

Por kur Trump fitoi zgjedhjet, Obama prap kishte disa fjalë ngushëlluese për vajzat e tij.

‘Iu kam thënë atyre se njerëzit janë të komplikuar. Shoqëritë dhe kulturat janë vërtet të komplikuara…Kjo nuk është matematikë; kjo është biologji dhe kimi. Këto janë organizma të gjallë, dhe është e komplikuar. Dhe puna jote si qytetar dhe si qenie njerëzore e ndershme është të luftosh që t’i trajtosh qeniet njerëzore me mirësjellje dhe duke i kuptuar.’ /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë