Loading…
“Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut
  • 12/12/2017 | 16:07

...

Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim Bordin e manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”, me qëllim të koordinimit të punëve në të gjitha fushat.


Sipas komunikatës, në këtë takim janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, arti pamor, arti dramatik dhe arti muzikor.

Haziri, ka konfirmuar se “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes, përderisa ka theksuar se i tërë viti do t’i kushtohet atij në aspektin e kulturës.

Poashtu, në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase.

Përndryshe, ky manifestim shumëkulturor sivjet i është kushtuar kolosit të Karadakut, Idriz Seferi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë