Loading…
Flamujt në gjysmështizë në nderim të ushtarit amerikan që vdiq në Kosovë
  • 13/01/2018 | 09:16

...

Të gjithë flamujt e institucioneve në Arizona të SHBA ishin për një ditë në gjysmështizë. Kjo në nderim të ushtarit amerikan që vdiq gjatë shërbimit ushtarak në Bondsteel të Ferizajt. Ai nga shteti po kujtohet si ushtar që ra për lirinë e Amerikës, shkruan Gazeta Metro.


Robert W.Jones ka qenë anëtar i brigadës së 18-të ushtarake të Amerikës.

LEXO EDHE: Detaje mbi jetën e ushtarit amerikan që vdiq në Kosovë. 

Guvernatori i Arizonës Doug Ducey, në deklaratën e tij shkruan:

“Shteti ynë shpreh ngushëllimet dhe lutjet më të thella për familjen Jones dhe të dashurit e tij. Ne vajtojmë vdekjen e këtij djaloshi trim që vdiq i ri në moshën 21 vjeçare duke shërbyer si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë. Jemi gjithnjë falënderuar për shërbimin  e tij dhe sakrificën në mbrojtje të Amerikës dhe lirisë sonë”, transmeton Gazeta Metro.

Të afërmit e kanë përshkruar atë si njeri të dashur, deri më tani nuk ka asgjë zyrtare lidhur me shkaktarin e vdekjes së tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë