Loading…
Flamur gjigant serb në Zveçan, qeveria kurrë nuk e zëvendësoi me atë të Kosovës
  • 13/02/2018 | 20:45

...

Në Zveçan tash e disa vjet valon pa ndonjë telashe flamuri i Serbisë. Në Kalanë e Zveçanit askush nuk po e pengon atë e banorët që jetojnë karshi kalasë në komunë e Zveçanit dhe në Mitrovicë por edhe tutje kanë mendime të ndryshme për simbolin që u rri përmbi.

Autoritetet e shtetit të Kosovës asnjëherë nuk e kanë marrë mundin që të heqin flamurin dhe të vendosin një të shtetit të Kosovës.

Derisa autoritetet vendase nuk kanë vepruar ka dy raste ndër vite që persona që kurrë nuk u identifikuan patën hequr flamurin serb nga kalaja mbi veri. Por njerëz nga organizata e quajtur ‘Serbët për Serbët’ u kujdesën që ta rivendosin në shtizë simbolin e tyre shtetëror, kjo pa u penguar nga askush.

Banorët që jetojnë karshi kalasë në komunat Zveçan, Mitrovicë e tutje kanë mendime të ndryshme për flamurin.

Shqiptarët duan që ai të hiqet sa më parë e serbët në gjithë këtë punë nuk shohin telashe.

Historiani Fazli Hajrizi thotë se nuk ka shënime që tregojnë se serbët vendosën flamurin e tyre mbi Kala para vitit 1999.

Ai thotë se Qeveria në Prishtinë duhet të tregojë vendosmërinë në rastin sikur ky ku simbolika është e madhe.

Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtar komunal të Zveçanit që punojnë në sistemin kosovar dhe në atë serb. Dy palët kanë deklaruar se nuk janë përgjegjës për heqjen apo vënien e ndonjë flamuri mbi kalanë e Zveçanit, qytezë kjo që u bë komunë në vitin 1990.

http://gazetametro.org/motori-qe-terheq-litarin-e-flamurit-po-pamundeson-zevendesimin-e-tij/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë