Loading…
Flasin banorët: Ky është fajtori i vdekjes së 20 vjeçarit nga Mitrovica |VIDEO
  • 22/07/2018 | 19:56

...

Shumë aksidente në Frashër të Vogël, sipas banorëve, po shkaktohen për shkak të gjendjes së rrugës.


Një 20 vjecar nga Frashëri i Mitrovicës ka vdekur në një aksident komunikacioni gjatë së shtunës në mbrëmje. Rifat Ahmeti ishte pasagjer në veturën që po e voziste shoku i tij.

Aksidenti kishte ndodhur pikërisht para shtëpisë së viktimës.

Në raportin e Policisë  thuhet se një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pasagjeri mashkull K/Shqiptar si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Familjarët e 20 vjecarit nuk ishin në gjendje të flasin.  E prapa kamerës prindi i shoferit, i cili ishte njëkohësisht edhe shoku i Rifatit pranoi se vetura nuk ka qenë as e djalit të tij e as e viktimës.

Ai sqaroi se gjendja e fëmijës së tij është më e mirë.

E Zahir Bala banor i fshatit Frashër i Vogël, po thotë se këto aksidente po shkaktohen shkaku i gjendjes së rrugës.

Këtë gjendje të rrugës e konfirmon edhe kryetari i fshatit, Mustafë Preshtreshi.

Madje ai tregon se një pengesë që e kishin vendosur ata, policia ua kishte larguar.

Ndryshe gjatë së shtunës ka ndodhur edhe një aksident tjetër në Pejë, ku një grua vdiq dhe dy të tjerë u lënduan.  E edhe gjatë së dielës një aksident tjetër ndodhi në Drenas.

Policia ka apeluar për përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive për një gjendje më të mirë. Policia thotë se  masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë