Loading…
Flasin komandosët elitarë: Ja si u zhvillua aksioni për kapjen e kriminelit serb të luftës
  • 10/10/2018 | 12:44

...

Janë përvjedhur nën petkun e natës me shurdhues në pushkë, e kanë hedhur në erë derën e hyrjes së shtëpisë dhe e kanë kapur kriminelin e luftës për të cilin ICTY kishte lëshuar fletarrest. Pjesëtarët e forcave franceze me detyra të veçanta për herë të parë flasin se si e kanë kapur “objektivin” e tyre.


Regjisorja Anna Roch ka xhiruar një film dokumentar “Operacioni Kra”, i cili flet mbi kapjen e serbit të Bosnjës Momcilo Krajisnik në Pale në vitin 2000, dhe ia ka dalë të sigurojë leje për të biseduar me disa nga pjesëtarët e njësisë sekrete, me të cilën ka komanduar zëvendës admirali Laurent Isnard, transmeton gazetametro.net.

Filmi më 11 tetor do të shfaqet në rrjetin francez Planete Plus.

Në shkurt të vitit 2000 Gjykata speciale për ish-Jugosllavinë (ICTY) ka ngritur aktakuzë të fshehtë kundër Momcilo Krajisnikut, ish-kryetarit të parlamentit të serbëve të Bosnjës.

Disa muaj para kësaj në terren në mesin e pjesëtarëve francezë të helmetave të kaltra të OKB-së janë futur ushtarët e regjimentit të 13-të parashutist, njësisë elitare të inteligjencës.

“Krajisnikun e shihnim çdo ditë, e dinim ku i jetojnë prindërit”, thotë Gerard (atij si dhe kolegëve të tij në film u zbulohet vetëm nofka apo emri luftarak).

E njohin për nga vetullat

Në mars të vitit 2000 ka vërejtur një kolonë makinash audi të zeza në një fshat afër Pales, vendbanim i serbëve të Bosnjës afër Sarajevës.

Gerardit ia mori mendja se “Kra” është kthyer te prindërit, por duhej të ishte i bindur për këtë.

“Një natë nëpër mal u afruam deri te fusha, në tetëdhjetë metra nga dritarja e banjos. Kam një kamerë të vogël, me tri këmbë me objektiv 500 mm. Është ftohtë, presim. Ia shoh vetëm pjesën e epërme të fytyrës, por e njoh nga vetullat. Ai është”, kujton Gerard.

Komandanti kryesor në Francë detyrën e kapjes ia beson njësisë në zë të komandosëve të marinës “Hubert”.

“E gjetëm. Tash duhet ta përgatisim aksionin, ta kapim dhe me këtë rasrt të mos shkaktojmë një luftë të re dhe ta sjellim të gjallë”, tha komandanti i njësisë, Laurent Isnard.

“Për këtë do të na duhet një shkop magjik”, u mahit njëri prej konadosëve, i cili u prezantua si Nemo.

Në ndërkohë, për të qenë të sigurt se objektivi – i quajtur “John” – fshihet në shtëpinë prindore, Gerardi gjeti një vend të mirë vëzhgimi – hambarin.

“Natën e ngritja tullën dy centimetra në mënyrë që të kishim shikim në dhomën e tij”, ka thënë ai.

“Por, pronari vinte dy herë në ditë për t’i ushqyer kafshët. Ngjitej në hambar dhe me tërfurk merrte sanë. Prandaj e bëmë një vrimë ne sanë dhe u fshehëm. Nuk guxonim të lëviznim, të kolliteshim e as të nerrnim frymë shumë.

U arrestua në pixhama

Komandosët francezë në ndërkohë me aeroplan arrijnë në Sarajevë, shkruan jutarnji.hr. Për të mos tërhequr vëmendje, hipin në automjetet e terrenit të OKB-së dhe dy nga dy kërcejnë në hendeqe, tubohen në vendin e tubimit dhe nëpër mal arrijnë deri te shtëpia e Johnit.

Ushtarët francezë kishin frikë nga reagimi i banorëve kur shpërthimi në derën hyrëse të shtëpisë të shënonte fillimin e aksionit.

“Në Pale ka mosbesim në çdo hap”, thotë Nemo. “Armë ka në çdo shtëpi”.

Grupi ndahet në tri pjesë: njëra për të siguruar aksionin, të dytët për të kontrolluar qasjen në shtëpi, të tretët në përcjellje të komanduesit të përvidhen në pragun e shtëpisë.

Pushkët e tyre automatike kanë shënjestra laserike, por vrushkulli i tyre është i padukshëm. “Prandaj siguruam tregues laserikë, të cilët i përforcuam në armë”, ka thënë Nemo duke qeshur. Njëra prej dy pikave të kuqe në gjoks ka efekt të shkëlqyeshëm frikësimi.

“Para derës vumë eksploziv. Dhashë shenjën”, thotë adminrali Isnard. Jehoi shpërthimi.

Për disa sekonda prindërit pleq u shtrinë në shtrat. Një kat më lartë Johni u ngrit. Është në pixhama, në dorë ka një Colt 45, të cilin e hedh, i ngre duart në të cilat menjëherë ia vënë prangat.

Në Pale të gjithë janë të zgjuar, por askush nuk lëviz. Helikopteri aterron, e dërgon të kapurin në aeroportin e Sarajevës, ku u dorëzohet përfaqësuesve të ICTY-së.

Momcilo Krajisnikut, i cili në vitin 2006 është dënuar me 27 vjet burg, në vitin 2009 dënimi i është zvogëluar në 20 vjet. Është liruar në vitin 2013 dhe si hero kombëtar është kthyer në shtëpinë e tij në Pale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë