Loading…
Flasin nga ARKEP, sqarojnë sa do të kushtojnë thirrjet me +383
  • 12/03/2018 | 17:15

...

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare ka sqaruar se çmimet për thirrje ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse caktohen nga vetë operatorët telefonikë.


Pas një lajmi që ka qarkulluar sot në media për tarifa të larta për thirrje në Kosovë nga një operator në Finlandë, ARKEP ka njoftuar se çmimet e thirrjeve dalëse me pakicë nga çdo operator në botë caktohen nga  vet ata operatorë në shtetet nga ata vijnë.

Megjithatë, në komunikatë thuhet se ARKEP po pret sqarim nga ky operator për arsyen e kësaj tarife të lartë.

“ARKEP është duke e trajtuar rastin e paraqitur në media sot për thirrjen e bërë nga operatori finlandez Telia dhe me gjithë faktin se është jashtë përgjegjësive të vendimmarrëse të ARKEP kjo çështje, pasi që bëhet fjalë për çmimet me pakicë, të cilat i vendos vet operatori (në këtë rast Telia),jemi duke kërkuar informata shtesë nga operatori në fjalë për të parë se cila është arsyeja e mbi-tarifimit të këtij rasti për thirrjen nga ky operator në drejtim të Kosovës me kodin 383”, thuhet në njoftim.

Ata kanë ritheksuar se marrja e kodit 383 për Kosovën ka eliminuar barrierat për thirrje dhe kanë krijuar pavarësi telefonike për Kosovën.

“ Operatorët tanë janë të lirë që direkt të negociojnë çmimet me shumicë (në mes operatorëve) për  thirrjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, çmimet e aplikuara nga operatorët e Republikës së Kosovës për operatorët ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar, prandaj nuk ka asnjë argument të vetëm që thirrjet ndërkombëtare me pakicë në kodin 383 të jenë më të shtrenjta.  Rrjedhimisht, implementimi i kodit 383 eliminon barrierat, të cilat kanë ekzistuar deri më tani me përdorimin e 3 kodeve”, thuhet tutje në njoftim.

Gazeta Jeta në Kosovë ka bërë një analizë lidhur me procesin e marrjes së kodit për Kosovën dhe kompromiset që vendi është dashur të bëjë për këtë marrëveshje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë