Loading…
Flet Aleksandër Lumezi, tregon nëse do ta padisë Enver Hasanin për shpifje
  • 14/11/2017 | 19:00

...

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se ende nuk e ka të qartë situatën dhe qëllimet me të cilat, sipas tij, u sulmua ai dhe institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit. Megjithëkëtë, Lumezi tregon se nuk e ka ndarë ende mendjen nëse do të padisë Enver Hasanin për shpifje, pasi ai tashmë është i dënuar për korrupsion, dhe sipas Kryeprokurorit të gjithë personat e tillë, të akuzuar ose të dënuar, kanë pakënaqësi ndaj institucionit që ai drejton.


Mbyllja e hetimit të dosjes së Aleksander Lumezit, që rezultoi me gjetjet përfundimtare se dosja e provimit të tij të jurisprudencës është e pakontestueshme dhe ka dhënë provimin në fjalë, Kryeprokurorit ende nuk ia ka qartësuar situatën që u krijua nga pretendimet e një të dënuari për korrupsion, që u ngritën një ditë pasi u shpall aktgjykimi ndaj tij.

Në një bisedë për Express, pak pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Lumezi ka thënë se shpifjet e ndërtuara ndaj tij nga Enver Hasani, që pasuan me disa publikime tjera në media, kanë pasur tendencë rrënimin e institucionit të Kryeprokurorit të Shtetit.

“Për mua është ende e paqartë gjithë kjo situatë. Pse është bërë dhe me çfarë qëllimi. Tendenca ka qenë me e rrënu edhe ma shumë institucionin e Kryeprokurorit”, ka deklaruar Lumezi përmes telefonit.

“Për mua ka qenë e pakuptimtë gjithë kjo”, thotë Lumezi.

Por, pa marrë parasysh këtë Kryeprokurori Lumezi ka treguar se nuk ka vendosur ende nëse do të padisë Hasanin për shpifjet ndaj tij.

“Kam me shqyrtu edhe një herë këtë, masnej do të shikojmë”, tha ai, i pyetur nëse do të padisë Hasanin, siç kishte paralajmëruar në reagimin e tij të parë publik, pas akuzave për manipulim të dosjes së provimit të Jurisprudencës.

Lumezi, gjatë bisedës shpjegon se e di se ka shumë pakënaqësi ndaj Prokurorisë së Shtetit dhe personalisht ndaj tij, për shkak të punës së tyre si organ i akuzës.

Sipas tij vetëm vitin e kaluar institucioni që ai drejton ka ngritur rreth 18 mijë aktakuza, nga 32 mijë lëndë sa kanë qenë në hetim.

‘Ata potencialisht mua më përjetojnë si një njeri që jam në krye të institucionit dhe kanë njëfarë pakënaqësie, edhe me institucionin edhe me kryeprokurorin e shtetit”, thotë ai duke iu referuar personave të akuzuar që ndjek Prokuroria e Shtetit.

“Tash unë me ja nis me u marrë me gjithë këta persona a? Sidomos jo me ata që kanë aktgjykim të shkallës së parë dhe shpallen fajtorë për vepra penale, sidomos për korrupsion”, sqaroi Kryeprokurori kosovar.

Sot, Prokuroria bëri të ditur që ka përfunduar hetimet rreth këtij rasti dhe ka vendosur që Lumezi nuk kishte falsifikuar provimin e Jurisprudencës, duke paraqitur dhjetëra fakte për këtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë