Loading…
Flet Behgjet Pacolli, tregon pse Agim Bahtiri e mori sërish Mitrovicën
  • 20/11/2017 | 10:01

...

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është deklaruar pas fitores së kandidatit nga kjo parti në Mitrovicë.


Agim Bahtiri i cili udhëhoqi me Mitrovicën për katër vite pas balotazhit të djeshëm është zgjedhur sërish i pari i kësaj komune.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se Agim Bahtiri është shembulli më i mirë i njeriut të punës.

Gjithashtu ai ka falënderuar Agim Bahtirin, duke thënë se ka lartësuar AKR-në në bastionin e vet, Mitrovicë.

Ky është postimi i plotë:

Koha, dhe qytetarët e Mitrovicës i dhanë të drejtë Agimi Bahtirit.

Agimi kishte besim se do fitonte edhe i vetëm.

Agimi i zgjodhi vetë aleatët.

Agimi fitoi kundër të gjithëve, duke i tërhequr me zor pas vetes dhe skeptikët.

Agimi fitoi se ishte njeri i popullit, se dinte të thoshte fjalë që shkojnë në zemrën e popullit, se ka ditur të punojë.

Agim Bahtiri është shembulli më i mirë i njeriut të punës.

Në Mitrovicë, megjithëse mediat nuk duan ta shohin, janë bërë përparime të mëdha.

Edhe më shumë përparime do të ketë, nëse Qeveria do ta ndihmojë Mitrovicën.

Urime Agim, që e lartësove sërish AKR-në në bastionin e vet, Mitrovicë.

Mitrovica shumë shpejt do të jetë zemra industriale e Kosovës,një zonë themelore për zhvillimin e vendit tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë