Loading…
Flet historiani serb: Kjo është kërkesa maksimaliste serbe në Bruksel
  • 18/11/2018 | 16:50

...

Nënkryetari i Partisë Socialiste në Serbi (SPS) dhe Historiani i njohur Predrag Markovic tregon për herë të parë se çka nënkupton ideja e Presidentit Serb Aleksandar Vucic, që quhet “Razgranicenje”, ose në shqip Demarkacion i Kufirit.


Më shumë se demarkim, sipas Markovic, tingëllon pak a shumë si ‘Rivendosje e Kufirit’ me plane të veçanta të rregullimit të Kishës Orthodokse Serbe (KOS) dhe serbëve të jugut, të cilët Markovic i quan në këtë rast vetëm ata që jetojnë në jug të lumit Ibër që ndanë Mitrovicën, përcjellë gazetametro.net

“Me idenë e Demarkacionit të Kufirit (Razgranicenje), nënkuptohet pak a shumë marrja e Veriut të Kosovës dhe organizimi i vetëqeverisjes dhe autonomisë së serbëve të jugut. Për eksterritorialitetin e tokave të Kishës Orthodokse Serbe, që do duken pak a shumë si një arqipelago nga jugu i lumit Ibër”, ka përshkruar shkurtimisht Markovic.

Kjo edhe duket të jetë kërkesa maksimaliste serbe, me aq sa është perzentuar tash në Sërbi dhe i ngjanë pjesërisht idesë së vjetër të Ivica Dacic dhe Boris Tadic për ‘Ndarje të Kosovës’, që ishte përpiluar nga Kryeakademiku serb Dobrica Cosic. Atëherë zëdhënës i partisë tash Kryetar i po të njetës parti me historianin Markovic në SPS, parti kjo që e themeloj Slobodan Milosevic, me mbështetjen e akdaemikëve nacionalistë serbë e që përfundoi si kryeplanifikuesi i krimeve të luftës në ish Jugosllavi dhe Kosovë.

Opinioni serb, po konsideron se kjo ide po ndeshet në Bruksel me idenë e shqiptarëve të prezentuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që parasheh edhe integrimin e territoreve shqiptare, nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përcjell gazetametro.net.

Predrag J. Markovic është Doktor i Historisë dhe është i fokusuar në temat Beogradi midis Lindjes dhe Perëndimit, ndikimet historike ne arkitekturën serbe, si dhe fokusi në historinë moderne të Serbisë që lidhet me shkatërrimin e Federatës Socialiste Jugosllave me 1992. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë