Loading…
Flet nëna e Oriola Marashit: ‘Babai i saj nuk i ka parë ende fotot provokuese.’
  • 11/03/2018 | 19:43

...

Si do reagojë ai kur t’i shohë? Baba fanatik? Flet nëna e Oriola Marashit.


Xhoi Jakaj eshte vendosur ne qender te vemendjes ne media. Kjo jo vetëm se është pedagoge dhe ish-drejtoreshë e burgut të grave por pasi është nëna e yllit të showbiz-it shqiptar, Oriola Marashit. Modelja dhe pjesëtarja e OTR shpesh here vendos të lërë meshkujt pa gjumë me fotot që poston në rrjete sociale. Por a i ka parë këto foto babai i modeles bukuroshe? Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Xhoi ka treguar se babai i Marashit akoma nuk i ka parë fotot e saj në Instagram.

“Ne jemi prindër tolerantë, bashkëshorti im nuk ka Instagram, madje Oriola e pyet shpesh: I ke parë fotot? Por ne jemi prindër që e kemi edukuar për tu përballur edhe me të mirën edhe me të keqen e reagimeve të ndryshme. Unë dhe bashkëshorti im i lëmë të lira në zgjedhjet e tyre, ajo është zgjedhja e saj dhe ne e respektojmë atë. Oriola ka studiuar muzikë klasike dhe tashmë do të kalojë në muzikë të lehtë, por i ka premtuar mamit dhe babait se një disk me muzikë klasike do ta bëjë enkas për ne për shkak të studimeve të saj”, u shpreh Jakaj.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë