Loading…
Florentino Perez – Real Madrid, lajm i mirë
  • 19/06/2017 | 15:38

...

Klubi ia beson postin e presidentit Florentino Perez.


Nuk do të ketë ndryshime në presidencën e ‘Los Blancos’, pasi që Florentino Perez do të jetë president i Real Madridit deri në vitin 2021.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e klubit madrilen në internet, ndërsa Perez është rizgjedhur si president i Real Madridit për të pestën herë.

Menjëherë pas këtij vendimi Perez do të qetësojë situatën me Cristiano Ronaldon i cili kohët e fundit po përflitet se do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Nën udhëheqjen e Perez, Reali ka transferuar disa nga futbollistët më të mirë të botës, ndërsa në katër vitet e fundit ata kanë fituar tre herë Ligën e Kampionëve./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë