Loading…
FMN: Kosova e Re ndikon në rritjen ekonomike të vendit
  • 03/12/2018 | 19:40

...

Në raportin e tyre vjetor për Kosovën, Fondacioni Monetar Ndrkombtarë (FMN), thekson se Termocentrali ‘Kosova e Re’ ndikon në rritjen ekonomike të vendit, krahasuar me vendet tjera në rajon.


“Kontrata e nënshkruar së fundmi me investitorin privat për ndërtimin e termocentralit me kapacitet prej 500 megavatëve ‘Kosova e Re’ (një investim i vlerësuar si i përafërt me 20 përqind të GPD-së së vendit) mund të shtyjë rritjen e Kosovës për 2 përind në afat të mesëm kohor”, thuhet në raportin e IMF për Kosovën, përcjellë gazetametro.net

‘Kosova e Re’ shënon investimin më të madh të pasluftës në Kosovë. Projekti me vlerë prej 1.3 miliardësh, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe do të përfundojë problemet e furnizimit jo-të-rregullt me energji elektrike.

Sipas raportit, në fillim të vitit 2018 Kosova kishte vazhduar të kishte rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Vlerësimet fillestare kishin provuar se GPD e Kosovës kishte arritur në 4.3 përqind në 2017, vlerë kjo më e lartë se ajo e parashikuar nga personeli dhe autoritetet.

“Investimi është udhëhequr kryesisht nga investimet dhe është përkrahur nga konsumi, remitancat si dhe nga rimëkëmbja e qëndrueshme e eksporteve”, nënvizon FMN.

Përndryshe, për një vit, sipas hulumtimeve të bëra nga USAID, në Kosovë humbjet ekonomike për shkak të furnizimit të pasigurt me energji elektrike thuhet se tejkalojnë 300 milionë euro në vit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë