Loading…
FMN: Shqipëria me rritjen ekonomike më të madhe në rajon
  • Jan 4, 2017 | 17:40

...

Ekonomia e Shqipërisë pritet të jetë më e forta në rajon gjatë vitit 2017.


Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, dy ekonomitë që pritet të kenë rritjen më të shpejtë në botë gjatë këtij viti janë ato të dy vendeve që vijnë nga konflikte të armatosura,  Libisë me 13.7 për qind dhe Jemeni me 12.6.

Në vendin e tretë vjen një tjetër ekonomi afrikane, Bregu i Fildishtë, që do të rritet me rreth 7.9 për qind, ndërsa Mianmari dhe India vijnë në vendin e katërt dhe të pestë, me rritje ekonomike respektivisht 7.7 dhe 7.6 për qind, raporton Tch.

Kina, dikur një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, ka zbritur në vendin e 15’të. Ekonomia kineze vazhdon të ngadalësojë ritmet dhe këtë vit pritet të rritet me rreth 6.1 për qind.

Lista vazhdon me të tjera ekonomi në zhvillim, e në mesin e saj gjendet Shqipëria. Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare renditet e 75-ta ndër 190 ekonomi të botës për nga rritja ekonomike. Fondi parashikon se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri do të zgjerohet me 3.7 për qind këtë vit, duke lënë mbrapa vendet e tjera të rajonit.

Por, kush janë ekonomitë që do të kenë një vit të vështirë? Sipas FMN-së, vendi me bilancin më negativ pritet të jetë Sudani Jugor, ku ekonomia do të rrudhet me 6 për qind, ndërsa më pas vijnë Guinea Ekuatoriale me -5.8 për qind dhe Venezuala, ku ekonomia do të humbasë këtë vit 4.5 për qind të prodhimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë