Loading…
FMN’ja jep shpresë për rritje rrogash për kosovarët
  • 06/10/2017 | 11:49

...

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vizitën në Kosovë. Me këtë rast udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane ka thënë se rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë në tre muajt e fundit dhe ky sipas tij, është lajm i mirë.


“Rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm presim deficit prej 1.5% në buxhetin e vitit 2018. Është pikënisje shumë e mirë. Është një ekonomi me kapacitet të kufizuar dhe stabiliteti makrofiskal është i rëndësishëm për çdo shtet. Jemi të bindur që deficiti do të përmbahet edhe për vitin e ardhshëm”.

Sa i përket rritjes së pagave, ai ka thënë që ato duhet të rriten gradualisht në përputhje me rritjen ekonomike dhe se për këtë janë marrë vesh edhe me ministrin e Financave Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

“Pagat kanë pasur rritje mbi rritjen e ekonomisë, një mospërputhje me të gjitha parashikimit. Pagat të rriten rregullisht në përputhje me rritjen ekonomike”.

Ai ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm të jetë i bazuar në parashikime reale, por ka kërkuar që shpenzimet të jetë për investime kapitale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë