Loading…
Forcat shqiptare së bashku me forcat e tjera të NATO’s pranë kufirit me Rusinë, të gatshme për ballafaqim
  • 11/07/2018 | 17:47

...

Donald Trump është në takim me vendet anëtare të NATO’s para takimit me presidentin e Rusisë, Putin – dhe këto janë forcat pranë dyerve të Rusisë të gatshme për luftë.


Donald Trump është takuar me liderët e NATO’s në Bruksel, para se të udhëtojë për në Britani, dhe pastaj në një takim më Putin’in në Helsinki, transmeton gazetametro.net

Trump ka kritikuar NATO’n dhe u ka bërë thirrje vendeve europiane që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje.

Ai ka bërë një seri të posteve në Tëitter gjatë ditëve të fundit duke kritikuar Aleancën – duke thënë: “NATO duhet të paguajë më shumë dhe SHBA’ja më pak”.

Mijëra ushtarë, qindra tanke dhe shumë luftanije dhe avionë ushtarakë janë vendosur nga NATO për shkak të frikës nga agresioni rus.

Forcat e NATO’s kanë një prezencë të madhe në Latvi dhe Estoni si pjesë e “Operation Reassurance”

Misioni u lansua pas aneksimit të Krimesë nga ana e Putinit.

Britania ka një forcë prej 800 njerëzve së bashku me trupat nga Holanda dhe Franca në Estoni.

Dhe pastaj në Lituani, 1.200 ushtarë nga Kanada janë duke udhëhequr një batalion së bashku me trupat nga Shqipëria, Italia, Spanja, Sllovenia dhe Polonia.

Trupat gjermane janë të stacionuara në Lituani me rreth 1.200 ushtarë duke punuar me trupat nga Franca, Norvegjia, Kroacia, Luksemburgu dhe Belgjika. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë