Loading…
Forcat speciale të Policisë dhe EULEX’it në lagjen ku banon Enver Sekiraqa
  • 20/10/2017 | 23:22

...

Disa njësi speciale të Policisë së Kosovës dhe policë special të EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën ku banon Enver Sekiraqa, personi që u la në arrest shtëpiak nga Gjykata e Apelit.


Policia e Kosovës ende nuk ka sqaruar motivin pse njësitë e saj elite janë duke qëndruar në këtë zonë. KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin Daut Hoxha por ky i fundit ka thënë se është duke pritur përgjigje për të ofruar sqarime.

Në anën tjetër, raportohet që i dënuari me 37 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e Triumf Rizës do të kthehet në burg për ta vuajtur dënimin që ia ka ndarë gjykata e shkallës së parë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë