Loading…
Forma e trupit ndikon në perceptimin e njerëzve
  • 05/11/2018 | 18:23

...

Është e njohur që si pesha, ashtu edhe gjatësia ndikojnë në përshtypjen që krijohet ndaj të tjerëve, por një studimi realizuar nga Universiteti i Texas-it, botuar në revistën Psychological Scienc, ka treguar se të njëjtin ndikim e ka edhe forma e trupit.


Në vija të përgjithshme, një trup i rëndë dhe i rënë, të jep të kuptosh se ke të bësh me një individ dembel dhe që nuk kujdeset shumë për veten, ndërkohë që një individ me imazh më të lehtë, të bën të mendosh që tek ai gjen një njeri më entuziast, apo të sigurt në veten e tij.
Kërkuesit teksanë krijuan një kampion me 140 modele trupore, prej të cilave 70 femra dhe po aq meshkuj. Këto ju prezantuan një grupi prej 76 studentëve të cilëve ju kërkua që t’i shohin ato në dy këndvështrime të ndryshme.

Nga rezultatet e dala, rezultoi se trupat femërorë në formën e dardhës (klasike kjo tek femrat) dhe ato mashkullorë me tipare të tilla si shpatulla të gjëra, lidheshin me perceptimin se ishin përgjithësisht grindavec, ekstrovers dhe nervozë. Ndërsa format më të rrumbullakosura, si psh në formë molle tek femrat, perceptimi lidhej me të qenurin më të afërt, të ngrohtë, të tërhequr, gati të turpshëm

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë