Loading…
Formimi i shoqatave, jo hyrja në politikë
  • Nga

  • ALBION IDRIZI

  • 15/09/2017 | 11:23

...

Shumë qytetarë që kanë biznese të vogla po kyçen në politikë me shpresë që të bëjnë një ndryshim për të mirën e biznesit të tyre apo edhe gjithë sektorit ku ata janë aktiv. Kjo dukuri po shfaqet sepse biznesi i vogël nuk ka shoqata të mirëfillta dhe të profilizuara që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e tyre.


Donacionet e pamatura në njërën anë dhe politizimi apo keqpërdorimi i shoqatave në anën tjetër kanë kontribuar në zbehjen e kredibilitetit sa i përket rolit dhe fuqisë që ato mund ta kenë.

Ka nevojë të madhe për ndërgjegjësim si të biznesit ashtu edhe palëve tjera të ndërlidhura për dobitë, rolin, formën dhe kufizimet që një shoqate tregtare apo ndryshe sektoriale mund t’i ketë.

Shoqatat sektoriale duhet të gëzojnë mbështetjen dhe besimin e gjerë të sektorit përkatës dhe të shërbejnë si forum për diskutimin e çështjeve të ndryshme që shqetësojnë atë industri. Vetëm kështu shoqatat mund të përfaqësojnë sektorin dhe mbrojnë interesat e përbashkëta te anëtarëve të tyre karshi pushtetit lokal si dhe atij qendror.

Në anën tjetër biznesi duhet të kuptojë se shoqatat industriale nuk mund të keqpërdoren për krijimin e karteleve, dominim të tregut apo për konkurrencë të jashtëligjshme.

Trendin aktual të bashkëpunimeve dhe koalicioneve të profileve të ndryshme në politike duhet ta ndjekë edhe biznesi. Është koha që konkurrentët e të njëjtës lami te bashkohen për të mirën e përbashkët. Është koha për shoqata sektoriale.

Autor: Albion Idrizi -ndërmarrës dhe ligjërues në sektorin e turizmit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë