Loading…
FOTO ekskluzive: Shqiptarët nga Rahoveci të arrestuar nga policia serbe në 1998
  • 14/09/2017 | 12:10

...

Shqiptarët nga qyteti i Rahovecit mbahen në një stacion benzine në hyrje të qytetit të Rahovecit, më 20 korrik, pasi paramailittarët serbë i kishin marrë nga shtëpitë e tyre.


Fmimages, ka gjetur foto ekskluzive të kësaj ngjarje, ku ata ishin sjellë aty, me pretendimin se kishin shtënë në policinë serbe e cila po luftonte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë qytet, pasi këta të fundit kishin ndërmarrë një aksion që ta merrnin nën kontroll Rahovecin.

Një polic serb ishte vrarë dhe nëntë policë të tjerë ishin plagosur gjatë një operacioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, në vitin 1998.

Në Rahovec gjatë atyre ditëve policia serbe kreu krime të rënda duke vrarë dhjetëra civil të pafajshëm. Është i njohur sidomos rasti i ekzekutimit në teqen e Rahovecit, ku ishin strehuar civilët me shpresën se policia nuk do të sulmonte një institucion fetar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë