Loading…
Fotografia e fundit e 8 shoqeve: 1 muaj para martesës milionerja turke e humb jetën së bashku me shoqet e saj
  • 13/03/2018 | 15:38

...

Të gjithë, përfshirë 11 udhëtaret dhe pjesëtarët e ekuipazhit vdiqën të mërkurën kur aeroplani privat i kompanisë turke Basaran Holding u rrëzua në Iran.


Në aeroplanin privat turk gjendej Mina Basaran, e bija 28 vjeçe e një biznesmeni turk, po kthehej nga Dubai ku shkoi të festonte së bashku më shoqet, pasi planifikonte të martohej më 14 prill me biznesmenin turk Murat Gezer.

Fotografia e shoqeve 1 ditë para se të humbnin jetën

Raportohet se aeroplani ishte nisur për Stamboll, ndërsa përfundoi me fatkeqësi në jug-perëndim të Iranit. Besohet se 11 vajza e kanë humbur jetën në aksident.

Aeroplani thuhet se pati probleme kur u përball me kushtet e këqija atmosferike, dhe u përplas në malet Zagros.

Mina ishte trashëgimtarja e biznesmenit të njohur turk, Hesein Basaran, pronë e të cilit ishte edhe aeroplani. Vetëm një ditë më parë, shoqet e publikuan një foto të përbashkët në rrjete sociale.

Ajo ishte bërë e famshme në Turqi përmes rrjetit social Instagram, ndërsa një bllok të ndërtesave në Stamboll babai e saj e kishte emëruar Mina Towers. /gazetametro.net

Vendi ku u përplas aeroplani

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë