Loading…
Fotografia e ndaluar: ‘Enver Hoxha i dehur’ (Foto)
  • 29/05/2017 | 09:18

...

Ish-drejtori i Arkivave të Ministrisë se Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto të liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha.


Në këtë foto që shihni më poshtë, të papublikuar më parë, është Enver Hoxha, i cili duket në gjendje të dehur. Këtë foto të Enver Hoxhës nuk e keni parë kurrrë më parë.

“Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini. Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët” (sic.), ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë